Shifrat në rritje/ “Bum” divorcesh në Elbasan, 80% janë gratë që kërkojnë të ndahen nga bashkëshortët
Duke marrë në konsideratë statistikat e 4 viteve të fundit, mesatarisht çdo vit, jo pak, por 600 çifte i kanë dhënë fund martesës në qarkun e Elbasanit.
E teksa shifrat rriten ndjeshëm duket se shkaqet ndryshojnë. Nëse para disa vitesh shkaqe kryesore ishin dhuna, gjendja e vështirë ekonomike dhe emigrimi, tashmë shkak janë edhe rrjetet sociale.
Shifrat tregojnë se në rreth 80% të rasteve janë gratë ato që kërkojnë divorcin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E pavarësisht se divorci nuk është më tabu, por zgjidhje, situata mbetet traumatike për fëmijët. Në shumicën e rasteve prindërit nuk kanë informacionin e duhur se si duhet të komunikojnë me fëmijën, apo ti drejtohen një specialisti, për të lehtësuar procesin.