Sherri në Durrës, zbulohet emri i të plagosurit, u godit me thikë afër zemrës
Lajmifundit
/
29 March 2021, 18:11
Aktualitet

Një i ri u qëllua me thikë pasditen e sotme në Durrës. I plagosuri është Endri Nekaj 27-vjeç. Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nekaj është plagosur pranë zemrës dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, pasi nuk e ka kaluar rrezikun.
Për ngjarjen që ndodhi rreth orës 15:50 në lagjen nr. 13, Plazh pas një konflikti, policia shoqëroi autorin e dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve.


