Konflikti mes të rinjve në Korçë, si paraqitet gjendja e 16-vjeçarit që përfundoi në spital

Aktualitet

    

Konflikti mes të rinjve në Korçë, si paraqitet gjendja e

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur mes të rinjve në Korçë, ku një 16-vjeçar, ka mbetur i plagosur. I dëmtuari, me inicialet E.B., dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë) gjatë përplasjes.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po merr dëshminë paraprake të 16-vjeçarit për të zbardhur motivet dhe dinamikën e konfliktit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion