Sherri agravoi në përleshje me thika e shkopinj në rrugë, arrestohen katër shqiptarë në Itali

Aktualitet

Sherri agravoi në përleshje me thika e shkopinj në rrugë,

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 4 shqiptarë. Arrestimi i tyre mësohet se ka ardhur pas një operacioni të zhvilluar në Bolzano të Italisë.

Sipas raportimeve të mediave italiane 4 shqiptarët e arrestuar janë përfshirë në një përleshje të dhunshme.

Mësohet se gjithçka nisi pranë një Panair dhe më pas përfundoi më një përleshje në rrugët e qytetit me thika, shkopinj dhe zinxhirë.

Nga përleshja janë plagosur disa persona të cilët u dërguan në spital, teksa 4 prej tyre janë ndaluar nga policia. Aksioni përfundoi mëngjesin e djeshëm, bazuar edhe te urdhri i Gjykatës së Bolzanos. 

Krimi kishte ndodhur më 1 maj, por masat e arrestit ndaj 4 shqiptarëve u ekzekutuan vetëm 23 maj.

Krimet për të cilat akuzohen përfshijnë përleshjen, lëndimet e rënda trupore, sulm me pasoja të rënda, e posedim të paligjshëm të armëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion