Helmohen nga ushqimi në kopësht? Pesë fëmijë përfundojnë në spitalin e Gramshit

Aktualitet

Helmohen nga ushqimi në kopësht? Pesë fëmijë

Nje numer fëmijësh të kopshtit nr. 1 në bashkinë e Gramshit dyshohet se janë infektuar me salmonelë. 

Gjatë javës në spitalin e Gramshit u paraqitën 5 fëmijë me shqetësimi gastroestinale dhe temperaturë.

Nisur nga fakti që fëmijët vinin  nga i njëjti kopsht mjekët dyshuan për infektim në ambientet e kopshtit. Sakaq u morën mostrat e analizave për 72 persona, fëmijë dhe personel i kopshtit.

Aktualisht rezulton 1 fëmijë i prekur me salmonelë ndërsa për pjesën tjetër përgjigja e analizave pritet të dielën.

Aktualisht në spitalin e Gramshit ndodhen të shtruar 3 fëmijë.

Bashkia e Gramshit ka marrë masa paraprake duke mbyllur provizorisht kopshtin dhe duke dezinfektuar ambientet.

Dyshohet se infektimi me bakterin e salmonelës është marrë nga ushqimi në kopsht.

Nga ana tjetër edhe pse ka marrë njoftimin prej 3 ditësh AKU Elbasan vetëm sot po shkon të marrë kampionët ushqimorë për analizim.

Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi.

Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme, më 25 maj 2025.

NJVKSH Gramsh ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhe po bashkëpunojnë ngushtësisht me strukturat vendore për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës

ME TE LEXUARAT