Sherr në familje në Lushnjë, babai godet djalin me sende të forta

Aktualitet

Sherr në familje në Lushnjë, babai godet djalin me sende të

Një rast dhune në familje është regjistruar në Lushnjë, ku babai ka goditur djalin e tij me sende të forta.

Autori është arrestuar, teksa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT