Tiranë, 27-vjeçari i dehur tenton të qëllojë me thikë efektivët e policisë

Aktualitet

Tiranë, 27-vjeçari i dehur tenton të qëllojë me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të hënë, ku një persona ka goditur punonjësit e Policisë së Shtetit.

Bëhet me dije se autori është një 27-vjeçar, i cili në gjendje të dehur, ka goditur efektivët e policisë dhe i ka kanosur ata me një thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi”.

Policia ka bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij kanë kaluar në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion