Sherr mes shqiptarësh në Greqi, plagoset njëri prej tyre me pushkë deti

Aktualitet

Sherr mes shqiptarësh në Greqi, plagoset njëri prej tyre me

Një grindje mes dy shtetasish shqiptarë në Kos ka përfunduar me plagosjen e ndërsjellë të tyre.

Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes 42-vjeçarit dhe një 35-vjeçarit.

Mirëpo, i pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.

Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.

Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion