Sot seanca paraprake në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë me Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

Politikë

Sot seanca paraprake në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë

Ditën e sotme në orën 12:00 do të mbahet në GJKKO seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e dosjes “Partizani”, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes.

Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”.

Sa i përket financieres Andia Pustina, edhe ajo përballet me akuzën “Pastrim parash”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion