Manastriliu publikon të dhënat: 19.525 persona janë vaksinuar brenda ditës së sotme

Gjatë ditës së sotme, në të gjithë territorin e vendit janë vaksinuar 19525 persona.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, e cila thekson se nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 138.846 vaksinime.
Manastriliu ka shpërndarë dhe një kolazh fotografish, me të moshuar nga qytetet e Tiranës, Shkodrës e Koplikut.
Ministrja deklaroi gjatë ditës, se në Shqipëri në javët e para të muajit prill, do të mbërrijnë doza të vaksinave Pfizer, AstraZenecas dhe ato të Sinovac.
Gjithashtu, edhe kryeministri Edi Rama, pak orë më parë, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, konfirmoi se Shqipëria ka siguruar 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca, të cilat vijnë jashtë marrëveshjeve të deritanishme.
Postimi i Manastirliut
19525 jetë më të mbrojtura sot
Nga fillimi i fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh
138846 janë kryer vaksinime anticovid në të gjithë vendin
*Vaksinimi i qytetarëve në Tiranë, Shkodër, Koplik
#ShqipëriaBuzëqesh


