Dy të arrestuar për luftën mes shqiptarëve e kosovarëve në Itali, zbardhen pistat e hetimit

Aktualitet

Dy të arrestuar për luftën mes shqiptarëve e kosovarëve

Policia ka kryer arrestime per përleshjen me armë, leva dhe sende të tjera të forta mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre nga kosova që la pas 8 të plagosur në Triesta (mes të cileve dy janë rëndë) ka ndodhur për arsye pune.

Konflikti masiv ndodhi pranë një lokali në qëndër të Triestes, në rrugën Carducci.

Dy të arrestuar për luftën mes shqiptarëve e kosovarëve

Dy persona që u përpoqën të arratiseshin u ndaluan pas disa orësh kërkimi pranë Gorizia.

Prokurorët qe po punojnë për këtë çështje kane ngritur aktualisht, hipotezat e një krimi të konfiguruar është tentim vrasje me përdorimin e armëve të zjarrit.

'Të gjithë personat e plagosur i përkasin njërit prej dy fraksioneve rivale, të punëtorëve kosovarë dhe shqiptarë, të cilët u përballën me njëri -tjetrin këtë mëngjes në rrugën Carducci.

Arsyet e “luftes” nuk janë ende plotësisht të qarta. Po hetohet për të kupotuar nëse ka pasur cështje të pazgjidhura në muajt e fundit mes këtyre grupeve pasi rezulton se kohët e fundit ka pasur disa akuza të ngritura kërcënime dhe përndjekje për të cilat ishin hapur edhe procedime penale, pikërisht për anëtarë të këtyre grupeve.

Pritet që edhe dëshmia e dy të arresturave të ndihmoje hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë por edhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë sherr masiv me armë dhe sende të forta, citon vizion plus. Ata do të duhet të sqarojnë origjinën e armëve të përdorura në konflikt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion