Sherr me thika mes disa personave, njëri përfundon në spital! Të përfshirë edhe dy vëllezër!

Aktualitet

Sherr me thika mes disa personave, njëri përfundon në spital!

Katër persona janë konfliktuar me armë të ftohta në Kurbin, ku një prej tyre ka përfunduar në spital.

Mësohet se 30-vjeçari ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka nisur hetimi për personat e tjerë.

"Kurbin/Informacion paraprak.

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë. Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. 

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt. 

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT