Sherr e dhunë mes kushërinjve, pesë të arrestuar brenda pak orëve në Tiranë, ja çfarë ndodhi

Aktualitet

Sherr e dhunë mes kushërinjve, pesë të arrestuar brenda pak

Pesë persona u arrestuan nga Policia e Tiranës në 24 orët e fundit, në mesin e tyre edhe 28 vjeçari me inicialet V. P., pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij.

Po ashtu, edhe 23 vjeçari me inicialet V. S., u arrestua pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër burrë që dhunon gruan ra në prangat e policisë në kryeqytet.

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se u arrestua shtetasi A. Sh., 59 vjeç, “pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses”.

Ndërkohë që një 33 vjeçar u kap pasi akuzohet se ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati dhe specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion