E reklamonte në internet si “Eva”, ky është shqiptari që trafikonte për prostitucion të miturën në Greqi

Bota

E reklamonte në internet si “Eva”, ky është shqiptari

Ky është 57-vjeçari shqiptar që abuzoi dhe shfrytëzoi për prostitucion 17-vjeçaren Amanda në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se autori ka dalë sot para trupës gjykuese.

E mitura me origjinë nga Rumania në dëshminë e saj në polici ka rrëfyer të gjithë torturën e saj nga 57-vjeçari, i cili e mashtroi dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion.

Shqiptari e reklamonte atë në faqe online me emrin “Eva”. Pikërisht me anë të kësaj faqe policia arriti të bjerë në gjurmët e 17-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur prej 3 qershorit. Efektivët u shtirën sikur ishin klientë dhe lanë takim në hotel në Agia Paraskevi, aty gjetën të miturën dhe e shpëtuan.


Në dëshminë e sa, e mitura deklaroi se ajo u largua nga Rumania me nënën dhe vëllain e saj, sepse prindërit ishin ndarë.  Kur u vendos në Athinë, vëllai i saj filloi të abuzonte me të, ndërsa nëna e saj nuk dukej të bënte asgjë për ta ndihmuar. Kështu, ajo përfundoi duke jetuar në institucione, nga ku shpesh zhdukej dhe endej rrugëve të qendrës së Athinës.

57-vjeçari iu afrua asaj në fillim të qershorit në zonën e Omonia dhe la tek ajo idenë të ishte “figura e babait të munguar”.

Ai fillimisht i kishte ofruar një shtëpi në Rafina dhe më pas i duhet të gjej mënyrë për të sjellë para në shtëpi. ai e fotografoi të miturën dhe falsifikoi një kartë identiteti. Më pas forot i postoi në një faqe interneti duke e përshkruar si “Eva 22-vjeçare”.

17-vjeçarja i tha policisë se shkonte në takimet që i siguronte 57-vjeçari sepse dëshironte që disi t’i ofronte diçka.

Uebfaqja në të cilën ishte postuar Amanda drejtohet nga një grek, i cili ishte i shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion