Shembja e masivit të kromit/ Ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos

Aktualitet

Shembja e masivit të kromit/ Ende asnjë shenjë nga trupi i

Shembja e një masivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Komisariatit të Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.

Ndërkohë, për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit kanë nisur kërkimet prej tre ditësh, por ende pa rezultat, pasi pajisjet e kërkimit nuk po e lokalizojnë vendin për shkak të masivit të madh të mineralit.

Ndërkohë, ka reaguar edhe babai i 29-vjeçarit, i cili kërkon ndihmë nga shteti për të shtuar forcat për gjetjen e trupit të djalit të tij.

Në vendngjarje, prefekti i qarkut Dibër, Nezhmedin Shehu, u shpreh se po bëhen të pamundura për gjetjen e trupit, por është shumë e vështirë për shkak të volumit të madh të mineralit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion