SHBA, aksidentohet autobusi që transportonte 53 emigrantë, viktima dhe të plagosur
Një aksident i shumëfishtë në Florida, ku u përfshi dhe një autobus që transportonte emigrantë, ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 45 të tjerë ditën e martë.
Autobusi po transportonte 53 punëtorë emigrantë që ishin duke shkuar në një fermë shalqinjsh në orën 06:30 të mëngjesit. Të plagosurit u transportuan me një autobus tjetër në spital ku tetë prej tyre ishin në gjendje kritike dhe 37 të tjerë pësuan lëndime, por jo serioze për jetën.
Një dëshmitar ka deklaruar se një Ford Ranger ngjyrë kafe që udhëtonte në korsinë drejt lindjes papritmas u zhvendos në korsitë në drejtim të perëndimit dhe u përplas me autobusin. Kjo bëri që autobusi të përplaset më një gardh, më pas me dy pemë e në fund u përmbys.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pamjet e vendit të ngjarjes tregojnë autobusin e shkatërruar në anën e tij dhe të rrethuar nga mbeturinat nga përplasja.