Protesta e dhunshme para Bashkisë Tiranë, 10 persona nën hetim
Lidhur me protestën e dhunshme ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës, policia ka shpallur në kërkim 1 person i cili, ka hedhur molotov.
Ndërkohë mbi 10 persona janë proceduar në gjendje të lirë. Policia ka mundur të identifikoj personin që ka hedhur mbi 5 shishe molotov dhe po punon për kapjen e tij.
Ndërkohë personat e tjerë janë proceduar për akte dhune para bashkisë, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike.
Tiranë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:
- D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkatërrimi i pronës";
- A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Thirrjet publike për veprime të dhunshme". Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.