Shantazhoi një grua me video intime dhe i ngacmoi mbesën, ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari

Aktualitet

Shantazhoi një grua me video intime dhe i ngacmoi mbesën, ekstradohet

Një 62-vjeçar nga Kosova që akuzohet se ka kanosur një shtetase në Durrës përmes një videoje intime që posedonte, duke i kërkuar para, është ekstraduar këtë të enjte nga Gjermania.

“Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar F. I., 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”.  Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’”, informon policia.

Uniformat Blu po ashtu sqarojnë se 62-vjeçari në vitin 2020 ka ngacmuar seksualisht edhe mbesën e shtetases që shantazhonte me publikimin e videos.

“Shtetasi F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri”, sqaron policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion