“E bleva 100 lekë, e mbaja për qejf”, dëshmia tronditëse e 13-vjeçarit që u kap me thikë në shkollë

Aktualitet

“E bleva 100 lekë, e mbaja për qejf”, dëshmia

13-vjeçari i cili u kap me thikë në çantë në ambientet e shkollës në Devoll ka thënë para grupit hetimor se thikën e kishte blerë prej 1 muaji. “E bleva para 1 muaji, 100 lek, pa asnjë arsye, thjeshtë për qejf, e kisha në shtëpi dhe sot e mora me vete”.

Këto kanë qenë fjalët e 13-vjeçarit para grupit hetimor në komisariatin e Bilishtit ku ai u mor në pyetje nga efektivët e policisë, shkruan A2 CNN.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me nxënës të tjerë të shkollës dhe se nuk kishte asnjë lloj qëllimi për mbajtjen e thikës në çantë.

Mësohet se me një urdhër të brendshëm në të gjitha shkollat e juglindjes është kërkuar që të kontrollohen çantat e nxënësve nga mësuesit kujdestarë ku sipas të dhënave në shkollat 9-vjeçare janë gjetur produkte kozmetike, telefona, komunikime në Snapchat etj., për të cilat nxënësit janë paralajmëruar që të mos i marrin më me vete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion