Pak momente para rrëzimit, dalin pamjet e presidentit iranian brenda helikopterit

Bota

Pak momente para rrëzimit, dalin pamjet e presidentit iranian brenda

Televizioni shtetëror iranian publikoi një pamje video nga brenda helikopterit përpara se të rrëzohej, ku shfaqej presidenti Ebrahim Raisi me ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian. Videoja tregon pamjet e vizitës së tyre nga ceremonia për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin, ku ata kishin marrë pjesë.

Në bordin e helikopterit, përveç presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm Hossein Amirabdolakhian, ishin edhe guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor, imami i namazit të xhumasë në Tabriz, piloti dhe bashkëpiloti i helikopterit, shefi i ekuipazhit, shefi i sigurimit dhe një truproje.

Helikopteri i presidentit iranian Raisi po kthehej të dielën nga Azerbajxhani. Ai humbi nga radarët ndërsa fluturonte mbi një zonë të pyllëzuar në veriperëndim të Iranit mes kushteve të pafavorshme të motit, me shi dhe mjegull të dendur. Mbetjet e tij u gjetën në agim të sotëm në një shpat mali. 

ME TE LEXUARAT