Sekuestrohen 3 pasuri me burim kriminal në qytetin bregdetar, identifikohet pronari!

Aktualitet

Sekuestrohen 3 pasuri me burim kriminal në qytetin bregdetar, identifikohet

Një 44-vjeçari i është sekuestruar pasuria pasi dyshohet se janë me burim kriminal. Mësohet se shtetasit me iniciale R.L., i është sekuestruar një ndërtesë, truall dhe një lavazh.

"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.

Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht:   

• 1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²; 

• 1 truall me sipërfaqe 100 m²; 

• 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh. 

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion