Sekuestrimi i 1 milion paundëve në Durrës, çfarë deklaroi para policisë shoferi 20-vjeçar i furgonit

Aktualitet

Sekuestrimi i 1 milion paundëve në Durrës, çfarë

Pas kapjes nga autoritetet në Portin e Durrësit të rreth 1 milion paund, policia ka marrë në pyetje shoferin e furgonit ku u gjetën të fshehura paratë.

Shoferi 20-vjeçar, O. Sefolli nga Hasi, ka pohuar se nuk ishte në dijeni të sasisë së parave pasi ai bënte transport mallrash Angli-Shqipëri.

Raportohet se fugoni tip Mercedes Benz me targa angleze ku u gjet sasia e Paundëve bën shërbimin postar mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli.

Pakot me Paund u gjetën në pjesën e prapakolpit, pas kontrollit në skaner të fugonit. Mësohet se i ndaluari nuk ka pranuar deri tani të ishte në dijeni për sasinë e gjetur të parave.

Furgoni me 1 milion paund cash që vinte nga Anglia është ndaluar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Furgoni ka ardhur nga porti i Ankonës në Itali dhe ka mbërritur në Durrës rreth orë 12:00.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion