GJKKO jep vendimin, dënohet me 2 vite burg Fredi Beleri

Aktualitet

GJKKO jep vendimin, dënohet me 2 vite burg Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it. Ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1.6 vite burg që i konvertohet në shërbim prove.

Në një fjalim 9 faqesh Beleri anatemoi si prokurorinë dhe policinë për sajim të provave kundër tij, ashtu edhe trupën gjykuese që sipas tij nuk ka pranuar kërkesat e Belerit dhe ka treguar njëanshmeri në gjykim.

‘Pres drejtësi, në vendim jepni drejtësi dhe mos i jepni konotacion patriotik!’- tha ai në gjykatë.

GJKKO jep vendimin, dënohet me 2 vite burg Fredi Beleri

Seanca për Fredi Belerin, mbërrin në GJKKO avokati i tij

GJKKO jep vendimin, dënohet me 2 vite burg Fredi Beleri

Për pak minuta, nis në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Aktualisht, në ambientet e GJKKO-s, ka mbërritur avokati i Belerit.

Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove.

Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion