Sapo doli nga burgu tentoi të vriste fqinjin, kush është Andrea Bregasi që humbi jetën sot në burg!

Aktualitet

Sapo doli nga burgu tentoi të vriste fqinjin, kush është Andrea

I akzuuar per tentative vrasje, Andrea Bregasi, 33-vjeçari nga Tirana, i cili humbi jetën sot në burgun e Fushë Krujës për shkak të një arresti kardiak, kishte pak ditë që ishte kapur nga policia.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve ai ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor.

Një trajtim që synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Bregasi po vuante dënimin e tij si autor i ngjarës në Don Bosko më 14 dhjetor 2023, ku tentoi të vriste fqinjin e tij, duke qëlluar më armë zjarri drejt automjetit të tij.

Në atë kohë 33-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, i arrestuar për grabitje me armë.

Policia vendosi 5 mijë euro shpërblim për çdo informacion që do të çonte në kapjen e tij dhe si përfundim e arrestoi më 11 korrik 2024, pra nëntë ditë më parë.

Ai u kap në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg nga Gjykata e Durrësit, i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë dhe mbajtje e armës pa leje./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion