Autobusi me turistë shqiptarë aksidentohet në Itali, 16 të plagosur! Shkak dyshohet…

Aktualitet

Autobusi me turistë shqiptarë aksidentohet në Itali, 16 të

Një furgon me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania në Itali. 

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:00, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e sakta, por dyshohet se ka qenë një defekt në frena.

16 persona që ishin në furgon janë plagosur, ndërsa vetëm njëri prej tyre është transportuar me ambulancë në spital. Fatmirësisht asnjë nga turistët nuk është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion