Santorini, shembet tavani i ndërtesës – 19-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht

Aktualitet

Santorini, shembet tavani i ndërtesës – 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Santorinin, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën teksa ishte në punë.

Sipas raportimeve, i riu ndodhej duke punuar në një pronë të tipit shpellë në zonën e Imerovigli, kur papritur tavani i ndërtesës u shemb mbi të, duke i marrë jetën. Kjo tragjedi ka risjellë në vëmendje rreziqet dhe kushtet e pasigurta në sektorin e ndërtimit, ku punëtorët shpesh përballen me mungesë të masave mbrojtëse.

Autoritetet greke kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa deri tani janë arrestuar pronari i objektit dhe përgjegjësi i punimeve. Edhe pse Greqia ka përjetuar tërmete kohët e fundit, ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë aktivitet sizmik.

Kjo humbje e rëndë ka ngjallur shqetësime për sigurinë në punë, veçanërisht për emigrantët, të cilët shpesh punojnë në kushte të vështira dhe pa mbrojtje të duhur.

ME TE LEXUARAT