Ndryshimi i papritur i Ariana Grandes shqetëson fansat A është në rrezik shëndeti i saj

Showbiz

Ndryshimi i papritur i Ariana Grandes shqetëson fansat A është

Ariana Grande është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo vetëm për suksesin e filmit të saj më të fundit, “Wicked”, i cili është kandidat për çmimin “Oscar”, por edhe për një detaj që ka shqetësuar ndjekësit e saj.

Një foto e publikuar në rrjet, ku këngëtarja shihet duke nënshkruar një autograf gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve BAFTA në Londër, ka ngritur alarmin mes fansave. Pamja e saj duket shumë e ndryshuar, me një humbje të dukshme në peshë, çka ka sjellë shqetësime dhe spekulime mbi shëndetin e saj.

Disa ndjekës kanë ngritur hipoteza të frikshme, duke aluduar për një problem shëndetësor që mund të jetë i fshehtë. Këto dyshime lidhen me precedentë të ngjashëm në botën e showbiz-it, si rasti i aktorit Chadwick Boseman, i cili u nda nga jeta në vitin 2020 pas një beteje të gjatë me kancerin, të cilën e mbajti të fshehtë deri në fund.

Pavarësisht spekulimeve, Ariana nuk ka reaguar ende mbi këto shqetësime, ndërsa fansat e saj presin një përgjigje zyrtare për të qetësuar dyshimet mbi gjendjen e saj shëndetësore.

“Ajo po vdes dhe askush nuk po e shikon këtë”; “Nuk po e bullizojmë për peshën, thjesht jemi të shqetësuar për shëndetin e saj”; “Ajo mund të sëmuret ose të vdesë, mos e trajtoni atë thjesht si një vajzë të dobët”, ishin disa nga komentet që spikatën për të në “X”.

ME TE LEXUARAT