FSHF dënon Tiranën, bardheblutë do luajnë ndeshjet e mbetura të kapionatit pa tifozë

Sport

FSHF dënon Tiranën, bardheblutë do luajnë ndeshjet e mbetura

Tirana dënohet me 300 mijë lek gjobë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit pa tifoz.

Një vendim me dorë të hekurt pas lëndës plasëse që hodhën tifozët në ndeshje derbi me Vllazninë ku u dëmtuan 3 futbollistë. Takimi i luajtur në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjes përfundoi me rezultatin 3-4 për shkodranët.

“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë., thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës.

Ndërkohë pas takimit, policia e Lushnjës nisi hetimin në gjendje të lirë për 2 tifozë të ‘Tirona Fanatics’, që hodhën lëndët piroteknike në momentin kur Vllaznia po festonte shënimin e golit të katërt. Njëri prej futbollistëve të dëmtuar të Vllaznisë, Esat Mala mori ndihmë të specializuar në spitalin e Lushnjës, duke thënë se kishte probleme me dëgjimin.

Disiplina ka ndëshkuar edhe klubin e Elbasanit, për sjelljen e gabuar të tifozëve, pasi hodhën sende në fushë dhe ofenduan zyrtarët e FSHF-së, duke e gjobitur klubin me 3 milion lekë të vjetra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion