Sali Berisha mbërrin në SPAK, demokratët protestë para Prokurorisë së Posaçme

Aktualitet

Sali Berisha mbërrin në SPAK, demokratët protestë para

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në momentin që Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, demokratët po protestonin para këtij institucioni.



Atyre më herët u është dërguar një mesazh nga strukturat e PD-së që të mblidhen në mbështetje të ish-kryeministrit

“…Ditën e Hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it”, thuhej në mesazhin e PD.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion