Kultivonte kanabisin në serë, arrestohet në Madrid shqiptari, ekstradohet drejt Shqipërisë

Aktualitet

Kultivonte kanabisin në serë, arrestohet në Madrid shqiptari,

Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, F. Gj., 30 vjeç i lindur në Koplik.


Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion