“Safet Bajrit i ngritën kurth”, gazetarja: Ja si arritën SPAK dhe Policia ta arrestonin

Aktualitet

“Safet Bajrit i ngritën kurth”, gazetarja: Ja si arritën

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e Safet Bajrit në Shkodër, të cilit deklaroi se iu ngrit një “kurth” që të arrestohej.

Lala tha për MCN se Bajri u urdhërua që të paraqitej te policia e Shkodrës dhe më pas u soll në Tiranë. Gazetarja shtoi se Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth” Bajrit dhe GJKKO, me gjykatësin Erjon Çela urdhëruan policinë që ta shoqëronin për t’i marrë ADN-në për një vrasje.

Më tej gazetarja shtoi se Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, akuzohen se kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, polic, që u vra në vitin 2018, bashkë me partneren Silvi Ndoci.

“Prokuroria e Posaçme e ka arrestuar Safet bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Ata akuzohen për një vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa dy të tjerë i mbijetuan atentatit. Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth” Bajrit.

GJKKO, me gjykatësin Erjon Çela urdhëruan policinë që ta shoqëronin për t’i marrë ADN-në për një vrasje. Policia vajti atje, por doli duarbosh, pra ishte aksion i dështuar. Safet Bajri nuk u gjet në banesë dhe kishte probleme me aksionin e RENEA-s, madje nuk kishte as karroatrec.

Më pas Safet Bajrit doli në televizion dhe foli për akuzat. Policia i tha që të paraqitej për t’i marrë ADN-në, por Safet Bajri i bindur se nuk do të kishte masë ndaj tij tha se nuk kishte automjet, sepse ia kishin sekuestruar automjetet e blinduara. Kur ai shkoi në polici, shoqëruar nga avokati dhe njerëz që e fotografonin për të thënë se u vetëdorëzua, nuk kishte ardhur ende policia nga Tirana, pra eprorët.

Policia erdhi pas pak dhe e morën për në Tiranë. Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, akuzohen se kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, polic, që u vra në vitin 2018, bashkë me partneren Silvi Ndoci.

Ndërkohë, në janar të vitit 2018, në Shkodër ndodhi një nga ngjarjet më të rënda, e cila u konsiderua edhe si një akt i mundshëm terrorist. Në tregun e qytetit, në automjetin e Lulëzim Kullës, u vendos një sasi e madhe tritoli me qëllim për ta ekzekutuar atë. Kulla mbeti i plagosur, por po ashtu u plagosën edhe disa kalimtarë të rastësishëm.

Pas kësaj ngjarjeje, fillimisht familjet Bajri dhe Lici u pajtuan mes tyre dhe u bënë kumbari sipas dokëve dhe Kanunit. Megjithatë, në momentin që u vra Boran Bërçana, konflikti rifilloi dhe tashmë është zbuluar nga provat që pretendon prokuroria e posaçme. Këto prova rëndojnë mbi Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin për akuzën e vrasjes dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal”-, tha Lala.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion