Sa para ka Sarah Berisha në llogarinë bankare? "Kunata" Einxhel Shkira zbulon shifrat

Showbiz

Sa para ka Sarah Berisha në llogarinë bankare? "Kunata"

Influencuesja e njohur, Sarah Berisha, e ftuar në “Goca dhe Gra”, në Top Channel është “ngacmuar” nga “kunata”, Einxhel Shkira në lidhje me fitimet si blogere.

Einxhel Shkira e pyet në lidhje me llogarinë e saj bankare duke shtuar se ka shumë para në bankë.

Edhe Sarah nuk e ka mohuar, duke thënë se fiton mjaftueshëm sa për t’i plotësuar vetes gjërat e saj. Ajo shtoi se e ka nisur punën në “Instagram” shumë vite më përpara, por pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, çmimet kanë ndryshuar.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Duke qenë se punon nëpërmjet “Instagram”-it më shumë se çdo hapësire tjetër, je shprehur dikur që nuk ke nevojë të bësh punë të tjera se të ardhurat që sjell “Instagram”-i janë mjaftueshëm të larta. Kështu që ajo që dua të di si kunatë është me sa shifra e ke zeron në llogarinë bankare?

Sarah: Sa e poshtër që je

Einxhel: Ta di sa lek ka kjo, të di pastaj nga Dagz se sa lek ka PM, të bëj llogarinë. Kunatë pra kunatë

Sarah: Moj si s’të kam pyetur, sa e ke rrogën këtu?

Einxhel: Zemra unë nuk kam rrogë. Këtu në Top Channel? Nuk më lënë ta them, rrogat e tjera i them.

Sarah: Për pjesën e fitimit unë e kam thënë edhe më përpara, unë punë e “Instagram”-it e kam nisur shumë vite më përpara, patjetër që pas daljes nga Big Brother, shikueshmëria ka qenë më e lartë¸ pjesa e çmimeve. Fitoj mjaftueshëm për t’i plotësuar vetes ato gjërat që unë kam

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion