Rusia luftë hibride në Ballkan, Hoxha: E shpërndan përmes ‘satelitëve’, dezinformimit i janë shtuar edhe portale në gjuhë shqipe

Aktualitet

Rusia luftë hibride në Ballkan, Hoxha: E shpërndan përmes

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjate raportimit në Komisionin e Dezinforimit ka folur per rreziqet që paraqesin kërcënimet hibride dhe veçanërisht ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Hoxha e cilësoi përhapjen e kërcënimeve hibride si një sfidë serioze për sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik. Si vend anëtar i NATO-s, ministri i Brendshëm thotë se Shqipëria ka prioritet madhor aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride.

“Përhapja e kërcënimeve hibride paraqitet sfidë serioze dhe komplekse për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve demokratike. Shqipëria si vend i ndërvarur nga zhvillimet ekonomike, rajonale e globale dhe duke qenë anëtar i NATO dhe kandidat për në BE, e konsideron aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si prioritet madhor me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionin social dhe garantimin e vazhdimësisë së të gjitha shërbimeve të sigurisë kombëtare.

Në sajë të teknologjisë së avancuar dhe globalizmit, format e luftës hibride janë bërë më të sofistikuara duke kombinuar mjete ushtarake  dhe jo ushtarake, metoda të fshehta dhe përdorimi i dezinformimit përmes sulmit kibernetik, presionit ekonomik e investimeve të kushtëzuara në funksion të destabilizmit së rendit demokratik dhe shoqëror dhe disfunksionimin e institucioneve shtetërore. MB e ka vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave për parandalimin mbrojtjen dhe reagimin efektiv ndaj këtyre kërcënimeve. Ka një vlerësim të përbashkët të institucioneve në përballje me kërcënimet hibride që kërkon qasje të integruar dhe ndërinstitucionale, koordinimin të gjitha strukturat dhe agjencive shtetërore të angazhuara në fushën e sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuadër rritja e qëndrueshmërisë në infrastrukturën kritike të informacionit forcimi i kapaciteteve për zbulim dhe parandalimin e kërcënimeve hibride përmes investimeve në teknologji, edukimi i publikut dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten jetike për përmbushjen e objektiva strategjike për përballimin e kësaj sfide”, tha Hoxha.
Duke u ndalur te ndikimi i Rusisë, Hoxha vuri në dukje se Moska është ndër aktorët kryesorë të fushatave hibride në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se një pjesë e konsiderueshme e propagandës ruse përhapet në gjuhën serbe. Hoxha thotë se propaganda ruse nuk vjen direkt nga Moska, por shpërndahet përmes ‘satelitëve’ të saj në Ballkanin Perëndimor.

Sa i takon Shqipërisë, ministri i Brendshëm shprehet se vendi ynë është më pak i prekur nga kjo fushatë hibride e Rusisë. Por gjithsesi, Hoxha pranon se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhen shqipe, por që sipas tij me ndikim shumë të kufizuar për shkak të audiencës së ulët.

Autorët kryesorë të fushatave hibride dhe format kryesore të tyre në sulmet kibernetike, si edhe të çdo aktiviteti tjetër të zonës gri janë aktorë shtetërorë dhe organizata të sponsorizuar prej tyre dhe më pak organizata biznesi joqeveritare. Në nivel global është gjerësisht e pranuar se aktor kryesor të luftë hibride janë katër shtete kryesore, Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Në vendet e Ballkani Perëndimor, ndër vendet më aktive në luftën hibride është Rusia.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet i ndarë dhe në të veprojnë forca konkurrues e politike. Rusia ka shtuar prezencën dhe ndikimin në rajon duke kundërshtuar dhe vonuar procesin e integrimit europian të këtyre vende përmes influencës politike por edhe ekonomike. Pranohet se propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe shpërndahet përmes satelitëve të saj në rajon.

90% e kësaj propagande ruse bëhen në gjuhën serbe. Shqipëria është më pak e prekur dhe më pak e ndikuar nga kjo fushatë hibride e Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon. Kohët e fundit vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhen shqipe, vazhdojnë të kenë shikueshmëri dhe lejueshmëri të kufizuar dhe numër të vogël klikimesh”, vijoi Hoxha.

Ministri u ndal edhe tek sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në 2022, duke thënë se falë bashkëpunimit me me partnerët ndërkombëtarë, si FBI dhe Microsoft, pasojat e këtij sulmi u minimizuan. Hoxha tha se edhe gjatë peroudhës 2023-2024, Shqipëria është përballur me sulme të tjera kibernetike.

Në korrik të vitit 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve të organizuara nga një grup hakerësh me origjinë nga Irani. Objektivi ishte ndërprerja e shërbimeve qeveritare dhe bllokimi i faqeve të internetit të shërbimeve kombëtare. Falë bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtare, FBI dhe Microsof, ua rrit minimizimi i dëmeve të shkaktuara nga ky sulmi, Gjatë periudhës 2023-2024, Shqipëria është përballur me sulme të tjera kibernetike të infrastrukturave të saj kritike të informacionit. Në përgjigje të formave të reja të kërcënimeve të shfaqura edhe në kuadër të respektimit të angazhimeve si vend anëtar i NATO, Shqipëria i ka kushtuar rëndi të veçantë forcimit të kuadrit ligjor strategjik. Vendi ynë ka kuadër të plotë ligjor në fushën e sigurisë kombëtare dhe për përmbajtjen, mbrojtjen dhe reagimin nga sulme me natyrë hibride”, vijoi Hoxha.

Për të përballuar sfidat hibride, Hoxha theksoi rëndësinë e një qasjeje të integruar dhe ndërinstitucionale, investimet në teknologji, edukimin e publikut dhe forcimin e institucioneve demokratike. Ai thotë se Shqipëria ka një kuadër të plotë ligjor për të reaguar ndaj sulmeve hibride dhe për të garantuar sigurinë kombëtare.

Fjala e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”:

Mirëmëngjes të gjithëve
Faleminderit Kryetar
Të nderuar anëtarë,

Në ditët e sotme intensifikimi dhe përhapja e shpejtë e kërcënimeve hibride paraqitet si një sfidë shumë serioze dhe komplekse për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve demokratike. Shqipëria, si një vend i ndërvarur nga zhvillimet ekonomike rajonale e globale, dhe nga ana tjetër, duke qenë një vend anëtar i NATO-s si dhe kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e konsideron aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si një prioritetet madhor, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionin social dhe garantimin e vazhdimësisë së të gjitha shërbimeve të sigurisë kombëtare.

Në saje të teknologjisë së avancuar dhe globalizimit, format e luftës hibride, janë bërë më të sofistikuara dhe të ndërlikuara, duke kombinuar mjete ushtarake dhe jo-ushtarake, metoda të fshehta dhe të hapura, si dhe përdorimin e dezinformimit nëpërmjet sulmeve kibernetike, presionit ekonomik e investimeve të kushtëzuara në funksion të destabilizimit të rendit demokratik shoqëror dhe disfunksionimit të institucioneve shtetërore.
Ministria e Brendshme e ka vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave të qëndrueshme dhe efektive për parandalimin, mbrojtjen dhe reagimin efektiv ndaj këtyre kërcënimeve.
Tashmë ka një vlerësim të përbashkët të institucioneve në përballja me kërcënimet hibride e cila kërkon një qasje të integruar dhe ndërinstitucionale gjithëpërfshirëse, duke përfshirë këtu bashkëpunimin dhe koordinimin mes të gjitha strukturave dhe agjencive shtetërore që janë të angazhuara në fushën e sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë kuadër rritja e qëndrueshmërisë në infrastrukturën kritike të informacionit; forcimi i kapaciteteve për zbulimin, parandalimin dhe kundërshtimin e kërcënimeve hibride, përmes investimeve në teknologji; edukimi i publikut dhe forcimi i institucioneve demokratike, mbeten jetike për përmbushjen e objektivave strategjikë për përballimin e kësaj sfide.
Analizimi i kërcënimeve hibride dhe sugjerime për masa të koordinuara në nivel evropian dhe me aktorë të tjerë si SHBA-në, për të trajtuar kërcënimet që përfshijnë sulmet kibernetike, operacionet “hack-and-leak”, spiunazhin kibernetik dhe aktivitetet e tjera të dëmshme, që kërkojnë një bashkëpunim ndërkombëtar për t’u trajtuar në mënyrë efektive.
Vlerësimet e institucioneve të ndryshme të vendeve evropiane dhe ato amerikane, burimet e inteligjencës të vendeve partnere, por edhe vlerësimet e strukturave tona të specializuara, konkludojnë se autorët kryesorë të fushatave hibride dhe formave kryesore të tyre në sulmet kibernetike si dhe të çdo aktiviteti tjetër të “zonës Gri” janë aktorë shtetërorë dhe organizma të sponsorizuar prej tyre, dhe më pak organizata biznesi jo-qeveritare.
Në nivel global, është gjerësisht e pranuar se aktorë kryesorë të luftës hibride dhe në çdo sulm kibernetik janë të ashtuquajturit “Big Four” 4 shtetet kryesore: Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër vendet më aktive në luftën hibride është Rusia. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet i ndarë dhe në të veprojnë forca konkurruese politike. Vlerësohet se Rusia ka shtuar prezencën dhe ndikimin në rajon, duke kundërshtuar dhe vonuar procesin e integrimit evropian të këtyre vendeve, nëpërmjet influencës politike, por edhe ekonomike.
Gjithashtu pranohet se propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe shpërndahet nëpërmjet satelitëve të saj në rajon.
Të njëjtat burime perëndimore vlerësojnë se 90% e propagandës ruse dhe e këtyre fushatave bëhet në gjuhën serbe.
Duhet theksuar fakti se Shqipëria është më pak e prekura dhe më pak e ndikuar nga kjo fushatë hibride e Rusisë dhe e satelitëve të saj në rajon. Kohët e fundit, vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon, i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe. Këto vazhdojnë të kenë një shikueshmëri dhe lexueshmëri të kufizuar dhe një numër të vogël klikimesh.
Format kryesore të dezinformimit përfshijnë:
-Sulme kibernetike, duke ndërhyrë në baza elektronike të të dhënave qeveritare;
-Manipulimi i mediave sociale, për të ndikuar në perceptimet publike dhe për të polarizuar opinionin e ushtruar kryesisht nga të ashtuquajturat “synthetic media” ose lajme të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale;
-Narrativa kulturore, duke shfrytëzuar tensionet fetare ose etnike për qëllime destabilizimi;
-Mediat tradicionale audiovizive, të cilat përdoren për përhapjen e informacioneve të manipuluara.
Ashtu siç jeni në dijeni, në korrik të vitit 2022, Republika e Shqipërisë ra pre e sulmeve kibernetike të organizuar nga një grup hakerësh, me origjinë nga Irani. Objektivi i këtyre sulmeve ishte ndërprerja e shërbimeve qeveritare dhe bllokimi i faqeve të internetit të shërbimeve kombëtare. Falë bashkëpunimit të ngushtë me partnerë ndërkombëtarë si dhe FBI plus “Microsoft Office” u arrit minimizimi i dëmeve të shkaktuara nga ky sulm.
Krahas këtij sulmi, përgjatë periudhës kohore 2023-2024, Shqipëria është përballuar dhe me sulme të tjera kibernetike të infrastrukturave të saj kritike të informacionit.
Në përgjigje të formave të reja të kërcënimeve të shfaqura dhe në kuadër të respektimit të angazhimeve si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria i ka kushtuar rëndësi të veçantë forcimit të kuadrit ligjor strategjik. Nga analiza e bërë rezulton se vendi ynë ka një kuadër të plotë ligjor dhe strategjik në fushën e sigurisë kombëtare dhe më konkretisht dhe për mbrojtjen e reagimin nga sulmet me natyrë hibride dhe nga aktivitete të ndryshme të të ashtuquajturës “Zonë Gri”.
Më konkretisht, edhe për shkak se pak javë më vonë hyjmë në një proces elektoral, dua t’ju them se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka disa detyrime të rëndësishme gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat lidhen kryesisht me:
-sigurimin dhe identifikimit të saktë të qytetarëve që mund të votojnë;
-përgatitjen dhe përditësimin e listave të zgjedhësve, duke përdorur të dhënat nga regjistri i Gjendjes Civile;
-verifikimin e saktësisë së të dhënave të zgjedhësve;
-regjistrimin e zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit, duke siguruar që ata të kenë mundësi të votojnë;
-lëshimin e dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit;
- përditësimin e regjistrave të Gjendjes Civile duke pasur parasysh çdo ndryshim që mund të ketë ndodhur gjatë procesit zgjedhor, siç janë ndryshimet e statusit të qytetarëve (vdekje, ndryshime emrash, etj.).
Në kuadër të marrjes së masave për organizimin e procesit zgjedhor të vitit 2025, Ministria e Brendshme ka nisur dhe do të përmirësojë të gjitha mekanizma që të ndihmojnë votuesit nga jashtë vendit për rinovimin e dokumenteve të identifikimit. Tashmë kjo kategori votuesish nuk ka detyrim për të aplikuar për dy kategoritë e dokumenteve të identifikimit, duke ulur kostot e këtij shërbimi pasi ky quhet tashmë një proces i përmirësuar.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme si pjesë e arkitekturës institucionale për parandalimin e dezinfomimit dhe kërcënimeve hibride ndjek me vëmendje zhvillimet e kuadrit ligjor të Bashkimit Evropian në lidhje me dezinformimin me qëllim identifikimin e nevojave për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator kombëtar.
Aktualisht në Kodin Penal të Shqipërisë nuk është i përkufizuar termi “dezinformim” ndërsa lidhur me termin “shtrembërim të informacionit” janë të parashikuara vepra penale, që adresojnë shpërndarjen e informacioneve të rreme.
Rishikimi i Kodit Penal, i cili është aktualisht në proces, duhet të mbajë në konsideratë edhe aspektet e zhvillimeve më të fundit të legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe implementimit të tij sipas vendeve të BE dhe Ministria e Brendshme përmes strukturave të saj mbetet e gatshme ta sjellë në vëmendje edhe këtë aspekt në çdo fazë të konsultimit të tij.

Një material më të detajuar ju e keni para jush, i është vënë në dispozicion Komisionit; gjendet edhe një analizë e detajuar e të gjithë fenomeneve analitikë që neve besojmë shumë që vlejnë për këtë proces.
Faleminderit.

ME TE LEXUARAT