Arrestohet në Cërrik Albano Saliu, Kosova e kërkonte për laboratorin me 1 ton kanabis në Pejë
Arrestohet në Cërrik personi i dytë i shpallur në kërkim në lidhje me sekuestrimin e 1 ton kanabis në Pejë.
Në pranga ka rënë Albano Saliu.
Njoftimi i policise: Cërrik
I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, 33-vjeçari.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u mundësua kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A. S., 33 vjeç, banues në Cërrik.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit.
Ndërkohë pak ditë më parë u arrestua në Elbasan Erion Etemaj.
Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.', njofton sot policia
Pritet ekstradimi i tij në Kosovë, teksa Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare.
Në kërkim nga Policia e Kosovës
Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.