Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”: 14 të arrestuar në orët e fundit, rreth 6.000 gjoba

Aktualitet

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”: 14 të

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit.

Me praninë e shtuar të forcave të rendit dhe përdorimin e pajisjeve inteligjente, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, me synimin për të parandaluar shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjatë 72 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, janë bllokuar 13 automjete dhe janë vendosur rreth 6000 masa administrative. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës.

Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore.

Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:

drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;

drejtuesit e mjeteve, për:

 

✅dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;

✅mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

✅vënien e rripit te sigurimit;

✅mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;

✅respektimin e limiteve të shpejtësisë;

✅moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;

✅parandalimin e parakalimeve të gabuara;

✅konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.

Gjatë 72 orëve të fundit:

❌janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

❌janë bllokuar 13 automjete;

❌janë vënë rreth 6000 masa administrative.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion