Rrugët e Lezhës pushtohen nga policia, pranga 5 shoferëve “rebelë”, pezullohen 21 leje drejtimi

Aktualitet

Rrugët e Lezhës pushtohen nga policia, pranga 5 shoferëve

Të paktën 5 persona janë arrestuar nga policia rrugore e Lezhës, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Mësohet se në 24 orë, policia ka arrestuar në flagrancë personat me inicialet M. D., I. S., A. Sh., E. A. dhe S. I., si dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të mitur.

Këta të fundit janë kapur nga policia duke drejtuar mjetet e tyre pa patentë, në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër.  

Policia bën me dije se gjatë këtij harku kohor janë hequr 21 leje drejtimi dhe janë vendosur 58 masa administrative për tejkalim shpejtësie, 65 për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.   

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion