“Biznes i ngritur nga aktiviteti kriminal”, ja hoteli i trafikantëve të drogës që SPAK kërkon të sekuestrohet (Foto)
Lajmifundit
/
14 July 2021, 10:39
Aktualitet

Zbardhen pamjet e hotelit të dy trafikantëve të drogës, që dha urdhër sot SPAK pëtr tu sekuestruar.
Mësohet se Harbour është një hotel me 4 yje në Sarandë. Hoteli është luksoz, me restorant dhe me disa dhoma me pamje nga deti, sipas SPAK është një biznes i krijuar nga aktiviteti kriminal. SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të konfiskojë pasuritë e Armand Marku dhe Gerti Marku, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali. SPAK gjithashtu ka nisur hetimin e pasurisë së familjarëve të Armand dhe Gerti Markut


