Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Bashkisë së Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Aktualitet

Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Bashkisë së

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes “SHPRESA – AL SHPK” në tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz.

Ky vendim është marrë pas ankesave të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe shqetësimeve të bëra publike në media, lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban. Hetimi paraprak ka për objekt analizimin e kushteve të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz, veçanërisht për linjat: “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”.

Referuar dokumentacionit zyrtar të administruar, rezulton se ndërmarrja “SHPRESA – AL SHPK” është i vetmi operator i licencuar për ofrimin e shërbimit të transportit urban në këto linja, duke zotëruar kështu pozitë dominuese në treg, në kuptim të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Nga vlerësimi paraprak i kryer nga Autoriteti i Konkurrencës, rezulton se nuk janë administruar analiza të plota ekonomike apo financiare që të provojnë se rritja e tarifave të biletave dhe aboneve është e mbështetur në rritje reale të kostove, është ekonomikisht e nevojshme dhe e justifikuar mbi baza objektive të tregut.

Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2025 deri më 12 dhjetor 2025, me qëllim vlerësimin nëse sjellja e ndërmarrjes “SHPRESA – AL SHPK” mund të përbëjë kufizim, shtrembërim ose pengim të konkurrencës, në kuptim të Ligjit nr. 9121/2003. Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion