Aksidentohet motra e Lionel Messit, shtyhet dasma

Showbiz

Aksidentohet motra e Lionel Messit, shtyhet dasma

Maria Sol Messi, motra e yllit argjentinas të futbollit Lionel Messi, është përfshirë në një aksident rrugor në Miami.

Sipas mediave të huaja, 32-vjeçarja është ndjerë keq teksa drejtonte automjetin e saj tip SUV dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një mur. Si pasojë, ajo ka pësuar disa dëmtime, përfshirë dëmtimin e dy vertebrave.

Fatmirësisht, Maria Sol Messi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj shëndetësore kërkon trajtim dhe një proces të gjatë riaftësimi. Për këtë arsye, ajo është kthyer në vendlindje për të vijuar kujdesin mjekësor.

Ndërkohë, martesa e saj, e planifikuar të mbahej më 3 janar, është shtyrë për një datë tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion