Rriten lehtë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Rriten lehtë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas meterologeve, sot pritet të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë lindore duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerta ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion