A po manipulohen provat në krime? Sula: Është gjynah, po fusin duart dhe te vrasjet e fëmijëve

Politikë

A po manipulohen provat në krime? Sula: Është gjynah, po fusin

Deputeti i PD, Dashnor Sula, deklaroi mbrëmjen e kësaj të marte në Quo Vadis  në Vizion Plus, foli dhe për ngjarjet e fundit kriminale në vend, ku një 14-vjeçar u vra nga bashkëmoshatari, ndërsa një 30-vjeçar u vra në rrugë dhe një biznesmen u ekzekutua pranë banesës.

Sula tha se jo i gjithë institucioni i Policisë së Shtetit por struktura të caktuara i janë nënshtruar krimit. Sipas tij policia ka manipuluar provat në vrasjen e 14-vjeçarit me urdhër nga alrt.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Vrasja e 14-vjeçarit, plagosja e një tjetër të riu, çfarë tregon kjo, a duhet të ishte një zë më i fortë e opozitës?

Sula: Është e paimagjinueshme që Policia e Shtetit, ku mbrëmë një përfaqësues thoshte që ne nuk shtrembërojmë prova, ndëkrohë që e kanë bërë me Klodian Rashën, e bënë me ngjarjen e Pogradecit. Ata kanë fshirë, prova, e kupton ku jetojmë, Ti pret që mbrojtje të jetë Policia, ndërkohë oficeri i policisë të vret. E kupton çfarë ndodh këtu. Më përpara nuk kanë qenë në këtë masë. Këta kanë krijuar një rrjetë të caktuar, një ldihje të caktuar politike. Makutëria për pasuri i shtrin deri aty.

Borakaj: Kanë kaq shumë ndikim përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë të ndryshojnë ngjarje kriminale?

Sula: Në këtë rast ka qenë policia. Fillimisht oficeri i policisë gjyqësore e bëri saktë raportin më pas arritën shefat ta ndryshojnë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion