RRIHTE gruan dhe vajzat, 56-vjeçari shqiptar prangoset në aeroportin e Torinos! Fluturoi nga Tirana dhe ...

Aktualitet

RRIHTE gruan dhe vajzat, 56-vjeçari shqiptar prangoset në aeroportin

Policia italiane arrestoi një shqiptar në aeroportin “Caselle Torinese” të Torinos. 

Ai duhet të vuajë një dënim me dy vjet e dy muaj burg të dhënë në mungesë, për dhunë në familje.

56-vjeçari u ndalua gjatë kontrolleve të hollësishme dhe specifike të dokumenteve, të mbërritjes dhe nisjes së fluturimeve jashtë zonës Shengen, nga oficerët e Zyrës së Policisë Kufitare të Torinos, Caselle.

I kërkuari po vinte me një fluturim nga aeroporti i Rinasit, Tiranë. Ai kishte një leje qëndrimi të skaduar dhe ishte kthyer nga Shqipëria pas një mungese prej afërsisht tetë muajsh në Itali.

Nga verifikimet rezultoi se ai ishte dënuar me dy vjet e dy muaj burg për keqtrajtim ndaj anëtarëve të familjes dhe bashkëjetueses, me formë të prerë. Bëhet fjalë për një dhunë të përsëritur fizike dhe psikologjike ndaj vajzave dhe gruas së tij.

Ngjarja kishte ndodhur në periferi të Torinos, ku ai ishte rezident, gjatë vitit 2021 dhe më pas.

Pas të gjitha kontrolleve, të cilat konfirmuan se pasagjeri nga Tirana ishte vërtetë i kërkuar dhe i dënuar, 56-vjeçari u mbyll në burgun Lorusso e Cutugno, për të vuajtur izolimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion