Vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe dhe ndryshoi identitet/ Si u zbulua masakra nga çifti që bleu shtëpinë 4 vite më vonë

Bota

Vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe dhe ndryshoi identitet/

Një nënë 45-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau dy fëmijët e saj dhe i fsheu trupat e tyre në valixhe.

Sipas Gjykatës së Lartë 45-vjeçarja nga Zelanda e Re, u dha fëmijëve një dozë fatale të antidepresantësh dhe më pas fshehu trupat në dy valixhe dhe i la në një magazinë para se të largohej drejt Koresë së Jugut dhe të ndryshonte emrin. Edhe pse ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018, trupat u gjetën në vitin 2022, kur një çift bleu apartamentin ku kishte ndodhur krimi.

Prokuroria argumentoi se veprimet e Lee-së, fshehja e trupave, largimi nga vendi dhe planifikimi paraprak, tregonin qartësisht qëllim dhe vetëdije. Mbrojtja pretendoi se ajo vuante nga depresioni i rëndë dhe pikëllimi pas vdekjes së bashkëshortit.

Gjykatësi e përshkroi krimin si “të qëllimshëm dhe të llogaritur”, ndërsa familjarët e viktimave thanë se tragjedia i ka lënë të gjithë të shkatërruar. Lee do të trajtohet si “paciente e veçantë” gjatë vuajtjes së dënimit për shkak të gjendjes së saj mendore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion