Rrëzohet në gropën e pallatit në ndërtim, humb jetën 60-vjecari në Tiranë

Aktualitet

Rrëzohet në gropën e pallatit në ndërtim, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 60 -vjeçar humbi jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në një kantier ndërtimi.

Policia njofton se i moshuari ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërsa viktima ngelet ende i pa identifikuar.

Informacion paraprak

Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion