Rama për reformën në drejtësi: E dinim që do merrej me ne

Kryeministri Edi Rama foli per reformen ne drejtesi duke thene se mazhoranca i dinte pasojat e megjithate e miratoi ate si nje hap i nevojshem per vendin.
Edi Rama:
Duke i dhënë shpatën Zonjës së Drejtësisë, i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde. Se shpata është për t’u përdorur. PS ka ndikuar në organizmin për operacionet e drejtësisë.
Sigurisht që në këto operacione ka dhe tumore për të pastruar. Siç ishte ajo historia që doktorët harruan çadrën në stomak. Ka gabime. Është praktikë e re. Është e dhimbshme të përjetosh gjëra që e kupton se janë gabim.
Për pesë vite me radhë. Por me vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur. Kemi pasur shumë debate, shikoje se kjo bën muu, jo lëre kemi thënë.
Të të kërkojnë hesap sikur të kanë kapur në faj, pse ke bërë një reformë të tillë. Ne e dinim me kë do merrej, se me kë do merrej, me të vdekurit apo me kënetën.
S’është marrë me gjakun që është në kënetë nga gjaku i njerëzve të pafajshëm. Duhet pasur parasysh se sa herë ka një luftë të tillë, për shkak se bëhet zhurmë, krijohet dhe perceptim sikur këtu plasi peshku. Në fakt, e vërtetë është se këtu ka filluar pastrimi.