Rrëshqitje gurësh në aksin Kir-Shosh në Shkodër, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Aktualitet

Rrëshqitje gurësh në aksin Kir-Shosh në Shkodër,

Rrëshqitje gurësh janë regjistruar në një segment të lotit të dytë të rrugës Kir-Shosh, në vendin e quajtur Prroni i Çiverrit.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike, firmat që po kryejnë investimin do të ndërhyjnë për zhbllokimin e rrugës.

Në dy segmentet ku ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor ndodhet një rrugë ,që është ende në proces ndërtimi, si pjesë e investimit për rrugën e Dukagjinit.

U bëhet thirrje banorëve të zonës që të tregojnë kujdes gjatë ditës së sotme, ndërsa firmat po marrin masa për ndërhyrje të shpejtë me qëllim zhbllokimin e rrugës dhe vijimin e investimit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion