‘Mesazh nga qielli", rrufeja shkatërron muralin e George Floyd, e kthen në pirg tullash

Soft

‘Mesazh nga qielli", rrufeja shkatërron muralin e George Floyd,

Një mur tullash i zbukuruar me imazhin e viktimës së brutalitetit të policisë George Floyd, është kthyer në një pirg tullash të thyera në Toledo, në shtetin amerikan të Ohio.

Fillimisht njerëzit dyshonin se piktura ishte vandalizuar, por autoritetet dhe dëshmitarët konfirmuan se dëmi i pazakontë ishte shkaktuar nga një goditje e drejtpërdrejtë e rrufesë.

Murali i Floyd, i titulluar ‘Take A Breath’ (Merr një frymë), u shkatërruar mëngjesin e të mërkurës, pasi ishte pikturuar vitin e kaluar gjatë protestave anti-raciste për vrasjen e Floyd.

Autori i tij, artisti David Ross, thotë se asokohe ishte kritikuar për iniciativën madje kishte marrë dhe kërcënime. Ai ka marrë përsipër të rikrijojë punimin.

Në komentin e tij mbi ngjarjen, karikaturisti i famshëm politik amerikan Ben Garrison, shkruante:

“Mesazh biblik … murali i George Floyd në Toledo Ohio goditet mu në ballë nga rrufeja … nuk kisha parë kurrë një rrufe të sillej në këtë mënyrë”./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion