Rrëmbimi i 3 policëve, Hoxha: Ushtria serbe ka kaluar vijën e kufirit. Operacion mirëfilltazi i organizuar

Aktualitet

Rrëmbimi i 3 policëve, Hoxha: Ushtria serbe ka kaluar vijën e

Gazetari Artan Hoxha thotë se rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe ishte një operacion i organizuar.

Hoxha theksoi se fotografimi i policëve pas rrëmbimit kishte një synim të caktuar nga Serbia.

“Më shumë se sa veprimi konkret, pra rrëmbimi, sepse ata janë rrëmbyer. E ai veprim është qartazi që është bërë me synim të caktuar. Pamjet e arrestimit në Mitrovicë të njërit nga organizatorët e protestave nga Policia e Kosovës sigurisht që patën një efekt të madh.

Kjo patrullë ka qenë për të ruajtur një shteg që përdoret nga kontrabandistët. Forcat speciale serbe e kanë përgatitur këtë operacion.

Unë di që Policia e Kosovës ka armatim perëndimor. Me këtë lloj automatiku ka luftuar Adem Jashari.

Ata (serbët) nuk kanë simbole, sepse nuk kanë dashur të identifikohen. Kosova me Serbinë ka një problem, nuk e ka kufirin e shenjuar. Kufiri i Kosovës me Serbinë nuk është i shënjuar, prandaj dhe Vuçiçi luan e thotë i kapa në brendësi të territorit.

Është një kufi që KFOR i ka të dhënat e asaj dhe lëviz. Ushtria serbe ka kaluar vijën e kufirit. Ai është operacion mirëfilltazi i organizuar”, tha Artan Hoxha në emisionin ‘Opinion’.

ME TE LEXUARAT