Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në plazhin e Gjipesë, policia shpëton 4 turistët

Aktualitet

Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në

Gjenden në mesnatë disa turistë të humbur në malin e Iljasit në Himarë.

Njëri prej tyre kishte marrë lëndime në pjesën e kokës, por pa rrezik për jetën.

Policia e Himarës dhe zjarrfikësit kane kërkuar për orë te tera deri në gjetjen e tyre

HIMARE

Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në plazhin e Gjipesë, shërbimet e Policisë iu shkojnë në ndihmë 4 turistëve, njëri prej të cilëve ishte i dëmtuar për shkak të rrëzimit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, nga Komisariati i Policisë Himarë, një grup i Delta Force, shërbimi i zjarrfikëses dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditën e djeshme, salla operative e DVP Vlorë është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope, dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet e zjarrfikëses kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 4 turistëve. Pas 9 orësh kërkimi, në terren të vështirë dhe në kushtet e errësirës, u bë i mundur lokalizimi i turistëve, të cilët janë nxjerrë fillimisht nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe më pas janë transportuar me mjetin e ambulancës, në spitalin e Himarës, për kontroll mjekësor.

Pas kontrollit mjekësor, të katërt turistët janë kthyer në vendin ku ishin akomoduar dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë, të zjarrfikëses dhe stafin mjekësor, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

Policia e Vlorës fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

ME TE LEXUARAT