Rrëfimi i rrallë i Osman Mulës për Parashqevi Simakun: Ishte e vetmja këngëtare që në ’89 kishte truprojë

Aktualitet

Rrëfimi i rrallë i Osman Mulës për Parashqevi Simakun: Ishte

Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula ishte këtë mbrëmje në Top Story, ku foli për këngëtares Parashqevi Simakut.

Ai e përshkoi atë si një vajzë të zgjuar dhe që dinte të zgjidhte këngët, ndërsa tha se vitet ’89 ajo ishte e vetmja që kur këndonte nëpër rrethe, shoqërohej me truprojë, për shkak se kishte shumë dashuri nga publiku dhe e ndalonin në rrugë.

“Ajo ishte një vajzë e zgjuar, e ëmbël dhe kurrë nuk bënte thashetheme. Modeli i një vajze korrekte, dinte të zgjidhte këngën… dhe këtu ka notën 10… që në ’89 ishte e vetmja që kishte roje personale kur shkonte në rrethe sepse nuk kishte mundësi të mos e ndalonin publiku në rrugë. Nga pikëpamja ekonomike ishte si të gjithë ne, por gjithçka në menaxhim e kishte qeveria”, tha Mula.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion